bazës së të dhënave Securius

Të nderuar qytetare dhe qytetarë!

Zyra Federale Kriminale Gjermane, në bashkëpunim të ngushtë me zyrat kriminale të landeve, ka krijuar një bazë të dhënash për regjistrimin e veprave të artit dhe sendeve me vlerë të sekuestruara. Në këtë bazë të dhënash publikohen objekte, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet policore ose doganore dhe për të cilat dyshohet që mund të jenë produkt i veprimtarive kriminale. Çdo qytetar ka këtu mundësinë të kërkojë për sende të vjedhura. Nëse ju ndodh të konstatoni në këtë bazë të dhënash sende, të cilat për shembull mund t’jua kenë vjedhur, mund t’i drejtoheni direkt zyrës përgjegjëse të përmendur në këtë bazë të dhënash dhe të kërkoni të drejtën e pronësisë. Jeni të lutur të mbani parasysh që për këtë qëllim do të duhet të paraqisni dëshmitë e nevojshme (siguracionin, fotografi etj.), me anë të të cilave mund të konfirmohet e drejta e pronësisë.
Në bazën e të dhënave „SECURIUS“ keni mundësinë që të kërkoni sipas kategorive të objekteve ose me fjalë kyçe. Nisur nga numri i madh i objekteve të ruajtura në këtë program, mund ta rrisni rezultatin duke saktësuar periudhën kohore të kërkimit tuaj.

për tek baza e të dhënave